Rritet numri i foshnjave që kanë lindur para kohe në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2024, 10:57

Ka shënuar rritje numri i rasteve të foshnjave që kanë lindur para kohe dhe që kanë pasur nevojë për trajtim pas lindjes, në Klinikën e Neonatologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga 1 janari e deri tani, në këtë klinikë janë trajtuar 430 foshnja, numër ky në rritje, krahasuar me vitet e tjera.

Këto foshnja janë trajtuar për asfiksioni perinatal, (mungesë e oksigjenit para dhe pas lindjes), prematuritet (lindje para kohe), me komplikime, anomali të ndryshme kirurgjike, neonatale, anomali neurokirurgjike, e që trajtohen para dhe pas operimit të tyre, dhe infeksionet e ndryshme. Stafi i klinikës, me sukses po trajton edhe rastet e prematurëve (foshnjat e lindura para javës së 36, të shtatëzanisë ) deri te prematurët me peshë ekstreme të lindjes, 500-999 gramë.

Raste të tilla janë të predispozuar ndaj shumë komplikimeve për shkak të papjekurisë së gjithë sistemeve. Trajtimi bëhet sipas protokolleve bashkëkohore, duke filluar qe nga dhënia e kortikoideve nga ana e gjinekologë-obstetërve, deri tek mbështetja respiratore, jo -invazive dhe invazive.

Një nga manifestimet e prematuritetit ( lindjes para kohe), është edhe kriza e apnesë ( ndërprerja e frymëmarrjes), këto foshnja trajtohen me CPAP, në të tilla raste ndihmon ampula caffeine citrate, por jo të gjithë rastet kane nevojë për këtë lloj trajtimi.

Ne disa raste përveç Caffeine Citrate, përdoret ampula Aminophylinë, si terapi alternative. Foshnja të lindura parakohe, prej javës 28 deri 33, të shtatëzanisë dhe që kanë manifestuar kriza të apnesë, kanë qenë 175, e që trajtuar me Caffeine Citrate, ose ampula Aminophylinë.

Ndërsa foshnja të lindura prej javës 34 deri ne 36, të shtatëzanisë kanë qenë 255, ku prej tyre 50 foshnja kanë pasur përkrahje me Caffeine Citrate, ose ampula Aminophylinë.

Vlen ta theksojmë, se SHSKUK-ja, ka siguruar të dy ampulat, por për shkak të shpenzimit përtej planifikimit, ampula Caffeine Citrate, ka munguar disa ditë, e që është zëvëndësuar si alternativë me ampulën Aminophylinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit