Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2024, 10:55

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadoren e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir, në fokus të së cilës ishin çështjet që kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe bashkëpunimin bilateral.

Ministri Murtezani, siç thuhet në njoftim, theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, në kontekstin e agresionit ushtarak rus, duke theksuar harmonizimin tonë të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Njëherit, Murtezani përshëndeti vendimin pozitiv të Unionit për statusin kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Bashkëbiseduesit shprehën shpresë për progresin e suksesshëm të përbashkët të të dyja vendeve në rrugën euro-integruese, për çka ministri Murtezani potencoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut ti ndajë përvojat e saj lidhur me negociatat aderuese të skriningut, harmonizimit të legjislacionit me të drejtën e BE-së, përgatitjen e versionit nacional të Acquis-it evropian, koordinimin e IPA fondeve dhe të ngjashme”, njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Në takim, shtojnë nga atje, u diskutua edhe për bashkëpunim të mundshëm në kontekst të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, përmes Memorandumit për bashkëpunim për temat lidhur me euro-integrimet, me iniciativë të palës maqedonase. Dir dhe Murtezani riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, duke iu referuar modaliteteve për përforcimin e dialogut politik, marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive për investime duke pasur parasysh situatën në Ukrainë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit