Frikë për përshkallëzimin e konfliktit: Lideri i Hamasit vritet në Iran

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.07.2024, 09:27

Një përshkallëzim i papritur në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit është vrasja e liderit politik të organizatës palestineze, Ismail Haniya në Teheran, në një pikë kthese kritike për zhvillimin e negociatave në Lindjen e Mesme.

Që në momentet e para të njoftimit për vdekjen e liderit natyror të organizatës, zyrtarët e Hamasit deklaruan se vrasja e Ismail Haniya "nuk do të mbetet e pandëshkuar", duke u zotuar për hakmarrje të menjëhershme.

Nga ana e Hamasit, flitet për një "akt frikacak që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar", veçanërisht kur Haniya u vra gjatë vizitës së tij në Teheran, për betimin e Presidentit të vendit, Massoud Pezheskian, pra në një traktat tërësisht diplomatik.

Ismail Haniya drejtoi operacionet politike të Hamasit gjatë kohës që jetonte në Katar, ndërsa konsiderohet si personi më i rëndësishëm nga pala palestineze për nxitjen e negociatave me Izraelin, si dhe shkëmbimin e pengjeve.

Vrasja e Ismail Haniya vjen disa orë pasi Izraeli goditi Bejrutin, duke vrarë Muhsin Shukr, i njohur si Fouad Shukr, kreu i krahut operacional të Hezbollahut, si hakmarrje për sulmin me raketa në territoret e pushtuara nga Lartësitë e Golanit të Izraelit gjatë fundjavës që vrau 12 persona, duke përfshirë fëmijë.

Në këtë këndvështrim, eliminimi i udheheqesve të dy organizatave brenda 24 orëve nga izraelitët "ngre frikën për konflikt të mëtejshëm në rajon", duke lënë të hapur mundësinë që edhe grupe të tjera të përfshihen në konfliktin dypalësh.

Sidomos kur konfrontimi midis Izraelit dhe Hezbollahut po përshkallëzohet, duke shkaktuar shqetësim se konflikti ekzistues mund të përshkallëzohet në një luftë rajonale, ndërkohë që luftimet izraelito-Hamas janë ndezur në Gaza, ku popullsia jeton në kushte krize humanitare.

Duhet theksuar se pala izraelite është zotuar se do të “shkatërrojë” anëtarët e lartë të udhëheqjes së Hamasit, pas bastisjes së 7 tetorit pranë kufirit Izrael-Gaza, që la 1200 të vdekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit