Sjellje e çuditshme e shpendëve: Lejlekët pushtojnë Koplikun

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2024, 21:46

Qyteti i Koplikut është përballur sot pasdite me një fenomen mjaft të veçantë. Një grup i madh lejlekësh, të paktën 30 në numër, kanë “pushtuar” qytetin. Ky është rasti i parë që një numër kaq i madh shpendësh të këtij lloji shfaqet në këtë zonë, duke shkaktuar një reagim të fortë dhe habi ndërmjet banorëve.

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ, duke theksuar se i gjithë qyteti ishte i mahnitur dhe i nxitur për të filmuar këtë fenomen të pazakontë. Lejlekët janë parë të grumbullohen në mënyrë të pazakontë dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të numrit të madh dhe sjelljes së tyre të çuditshme.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, këta shpendë ishin sot pasdite ne qytetin e Koplikut, janë te paktën 30 si këta. Mendoj se janë lejlekë. Hera e pare qe shoh kaq shume këtu, te gjithë u habiten duke i filmuar. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit