Populli ynë i dashur dhe i mençur ka nxjerrë prej vitesh një fjalë të urtë popullore e cila thotë se “fshati digjet, k*rva krihet”. Duket se kjo shprehje ka gjetur për fat të keq vend në situatën aktuale që po ndodh në Shëngjin.
Prej të paktën dy ditësh Shëngjini ndodhet në një moment të rëndë dhe të vështirë ku zjarret “apokaliptike” kanë shpërthyer kudo dhe po përhapen me shpejtësi duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme.
Flakët kanë përfshirë pjesë të mëdha të qytetit dhe po i detyrojnë banorët të largohen nga zona. Por në vend që të jetë në krye të detyrës për të zgjidhur hallet e banorëve të Shëngjinit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, e ka patur mendjen të harbojë me valle në Stamboll.
Madje as që është përpjekur ta fshehë këtë fakt, pasi e ka publikuar si story në profilin e tij në instagram. Ndreu ka publikuar një video ku duket se është spektator në një festival në skenën e të cilit po performojnë shumë valltarë.