Arrestohet Leonard Duka, autoritetet belge vendosën ekstradimin e tij drejt Shqipërisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.07.2024, 19:11

Leonard Duka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK-ut, është arrestuar në Bruksel.

Autoritetet belge vendosën ekstradimin e tij drejt Shqipërisë ndërkohë që është në kërkim për disa vepra të rënda penale, përfshi edhe vrasjen. Klani Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë armiqësia e Dukës me Ervis Martinaj. Ervis Martinaj, një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri dhe investitor i fuqishëm në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer në gjahun e rivalëve të tij, ndër ta është përmendur edhe klani Duka.

Që prej vitit 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe bërë disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por edhe se disponon informacion të dorës së parë nga brenda policisë dhe vetë organizatave kriminale që kërkojnë eliminimin e tij.

Në vazhdën e kësaj gjuetie ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive është tërhequr në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga të afërmit e tij, ndërsa Martinaj është zhdukur më gusht të vitit të kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit