Tronditëse në Shëngjin: Depozita e gazit 5,000 Litra rrezikon banorët dhe bizneset

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2024, 18:58

Situata në Shëngjin vijon të jetë kritike, me flakët që përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era e fortë. Zjarri ka arritur pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar një alarm të madh për banorët.

Një nga shqetësimet më të mëdha është një depozitë gazi prej 5,000 litrash e vendosur në lagjen e Portit. Kjo depozitë përbën një rrezik për shpërthim, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve për të shmangur ndonjë katastrofë të mundshme.

Deri tani, një shtëpi është djegur dhe situata mbetet tepër e rrezikshme. Autoritetet kanë mobilizuar mbi 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale për të shuar flakët. Nga ajri, ndërhyrja po bëhet me një helikopter Cougar, ndërsa dy avionë Canadair pritet të mbërrijnë së shpejti për të ndihmuar nga ajri. Këto avionë janë siguruar pas kërkesës për ndihmë që Ministria e Mbrojtjes i ka drejtuar Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Banorët e zonës janë këshilluar të evakuohen menjëherë për të shmangur rrezikun që paraqet depozita e gazit dhe flakët që po përhapen me shpejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit