Ditën e sotme, një shtëpi në lagjen “Tophanë” të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Shtëpia është në pronësi të familjes Merlika, të cilët fatmirësisht nuk ndodheshin në shtëpi kur ra zjarri.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar prej një shkëndije elektrike, duke përfshirë pjesën e tavanit dhe çatisë prej nga dilnin shtëllunga tymi.
Në vendngjarje janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.