Aktivizohet përsëri mekanizmi i BE-së për mbrojtje dhe shpëtim, 15 zjarre ende aktive

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2024, 17:50

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov përmes një video deklarate kumtoi se sot është aktivizuar përsëri mekanizmi i BE-së për mbrojtje dhe shpëtim dhe është kërkuar ndihmë nga aeroplanët.

Ai bëri të ditur se sot ka pasur më shumë se 30 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 15 janë ende aktive. Ka thënë se moti i nxehtë dhe era vështirësojnë vënien në kontroll të zjarreve.

“Për fat të keq vazhdimisht shfaqen zjarre të reja. Moti i nxehtë dhe era shkaktojnë probleme në vendosjen e kontrollit të zjarrit”, ka thënë Angellovi.

Ai ka drejtuar apel deri te të gjithë banorët që jetojnë në fshatrat gjysmë të braktisur që të evakuohen menjëherë nëse dëgjojnë se në afërsi të tyre ka ndonjë zjarr aktiv. Ai ka thënë se qytetarët të mos presin që zjarri të arrijë në fshat, përveç nëse nuk është organizuar mbrojtje në fshat nga ana e autoriteteve lokale.

“Të mos presin momentin e fundit dhe të mos ekspozohen ndaj ndonjë rreziku të panevojshëm për jetën e tyre. Do të ndërtohen shtëpi të reja, por jeta e njerëzve nuk mund të kthehet”, apelon Angellovi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit