Aksident në Durrës, i riu përplas për vdekje 55-vjeçarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.07.2024, 17:34

Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përplasur me makinë drejtuesin e një biçiklete mbrëmjen e djeshme.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në Sektor Rinia në Durrës ku shtetasi me inicialet G. D., 31 vjeç ka aksidentuar shtetasin me inicialet Th.D., 55 vjeç, që po lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është dërguar në spital ku ka humbur edhe jetën për shkak të plagëve të marra në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit