Një 58-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës këtë të martë në kryeqytet.
Punëtori me iniciale A.Sh ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër në zonën e Liqenit të Thatë.
Ai është transportuar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.