Pritshmëritë ishin të larta, Durrësi me 10% më pak turistë për muajin korrik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2024, 14:48

Qyteti bregdetar i Durrësit ka pësuar një rënie të ndjeshme të vizitorëve për muajin korrik.

Administratorët e resorteve në bregdet thonë se numri i turistëve ka rënë me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke sjellë shqetësim për sektorin e turizmit lokal.

“Duhet ta themi se pritshmëritë për verën 2024 ishin më të mëdha pêr të gjitha hotelet e bregdetit. Kemi një 10% minus krahasuar me vitin e 2023. Edhe me kompanitë që bashkëpunojmë për sjelljen e turistëve kemi rënie me 10%. Pritshmëritë për vitin 2024 ishin shumë të mëdha, por ne do analizojmë ku ishte problemi”.

Ndër faktorët që mund të kenë kontribuar në këtë rënie të numrit të turistëve përmendet: Rritja e konkurrencës nga destinacione të tjera turistike në rajon, që ofrojnë paketa tërheqëse dhe çmime konkurruese, problemet me infrastrukturën, si rrugët dhe sistemet e ujit dhe energjisë, por edhe rritja e çmimeve në hotele, restorante dhe shërbime të tjera.

Ndërkohë që liberalizimi i vizave për Kosovën ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien e numrit të turistëve pasi tani po zgjedhin Rajonin dhe Evropën para Shqipërisë.

Liberalizimi i vizave për Kosovën e dinim që do kishte ndikim, por jo kaq shumë dhe mbi të gjitha gjatë verës. Kjo është edhe njê ndër arsyet pse kemi 10% më pak turistë në korrik”.

Administratorët e resorteve nê Adriatik shpresojnë që muaji gusht dhe shtator të plotësojë boshllëkun e krijuar në dy muajt e parë të sezonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit