Viti 2024/ Shqipëria pa ujë! Ku kanë shkuar miliona euro?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.07.2024, 15:02

Mungesa e ujit është bërë një problem madhor në Shqipëri, me më shumë se gjysmën e vendit që vuan nga kjo situatë kritike. Denoncimet e shumta që kanë mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania tregojnë qartë këtë problem, që nuk po merr zgjidhje, edhe pse Edi Rama e ka premtuar që në 2013 se do furnizonte shqiptarët me ujë 24 orë.

Tirana është ndër qytetet më të prekura, por mungesa e ujit është e pranishme edhe në zona të tjera të vendit.

Qytetarë nga shumë zona, përfshirë Ksamilin, Shëngjinin, Durrësin, Lezhën, Dibrën, Tiranën(Kombinat, Sauk, Laprakë, Farkë) dhe shumë të tjera, kanë raportuar për periudha të gjata pa ujë të pijshëm, por jo vetëm.

Në Ksamil qytetarët ankohen për 1 muaj pa ujë, në Kombinat ka dy javë që është ndërprerë, në Shëngjin uji vjen një herë në dy ditë, në Peshkopi uji shkon vetëm dy orë në ditë dhe keq e më keq në shumë zona të tjera të vendit.

Përgjegjësia për situatën në Tiranë bie mbi Erion Veliajn, Kryetarin e Bashkisë, ndërsa Belinda Balluku, kundërshtarja e tij në parti, mban përgjegjësinë për furnizimin me ujë në gjithë Shqipërinë. Në nëntor të 2020 ajo u shpreh se në vitin 2021 shqiptarët do të kenë ujë 21 orë në ditë, por sot qytetarët vazhdojnë të lahen me sapllake. Është skandaloze që në vitin 2024, shqiptarët ende përballen me mungesën e ujit.

Investimet e shumta që janë bërë për furnizimin me ujë, përfshirë miliona euro të shpenzuara në tendera, nuk kanë sjellë rezultatet e pritura, pasi këto para duket se kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve ose janë përdorur për të paguar patronazhistët që vetëm kanë emrin të shënuar si punonjës, por nuk shkojnë në punë fare.

Kjo situatë alarmante kërkon një ndërhyrje të menjëhershme dhe të efektshme nga autoritetet për të siguruar furnizimin e vazhdueshëm me ujë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por gjithashtu kërkon një angazhim nga SPAK për të hetuar se ku kanë shkuar paratë që janë investuar në çdo qytet për të siguruar ujin 24 orë për banorët.

Nëse hetimi nis sot, është e sigurt që dhjetra qeli do të mbushen, me në krye Belinda Ballukun dhe Erion Veliajn.

Reagimet e Qytetarëve:

  • ****: Ska ujë.
  • ****: Kemi që në qershor me këtë problem.
  • *****: Kemi 1 muaj pa ujë në Ksamil.
  • ******: Kombinat 2 javë pa ujë.
  • ******: Në Farkë të Vogël rruga e Daxhit ngelim çdo ditë duke i marrë në telefon sepse nuk lëshojnë ujë.
  • ******: Në Shëngjin ka 1 muaj që ikën ujë çdo 2 ditë nuk vjen fare.
  • *****: Dibër, Komuna Kastriot.
  • *****: Kune, Shëngjin të gjitha hotelet mungesë uji nga ujësjellësi.
  • *****: Në Vuno kemi 2 muaj që vjen uji 1 orë në ditë.
  • ******: Në Kamëz rruga Berisha ka që sa ditë që s’vjen ujë.
  • ******: Jetoj në Bovillë, në Zall Herr nuk kemi as ujë dhe as drita. Jemi në 2024 dhe nuk kam fjalë.
  • *******: Durrës, ura Dajlanit na thanë për ujë, lavazhet plot, shtëpitë pa pikë uji.
  • ******: Sauk.
  • *****: Fresk nuk ka ujë!
  • ******: Jesif Pashko, s’kemi ujë.
  • ******: Lezha nuk ka ujë, lagjia Gurra.
  • ******: Përshëndetje, në fshatin Vloçisht të Korçës, Bashkia Maliq nuk ka ujë të pijshëm. Uji është i ndotur.
  • ******: Ujë 24/7 USA.
  • ******: Peshkopi, 2 orë në ditë aq.
  • ******: Fushë Krujë, pallati përballë shkollës Partizani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit