Liderët e opozitës dhe vëzhguesit e huaj po u bëjnë thirrje autoriteteve venezueliane të publikojnë detaje të rezultateve të zgjedhjeve që sipas tyre, në bazë të të gjitha sondazheve parazgjedhore, janë të papranueshme.
Arsyetimi për mungesën e të dhënave kërkohet në Maqedoninë e Veriut. Prokurori i shtetit të Venezuelës, Tarek Sab njofton se është kryer një sulm kibernetik nga adresat IP në Maqedoninë e Veriut në sistemin elektronik i cili ka ngadalësuar numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale.
Reagoi Ministria e digjitalizimit. Ministri Stefan Andonovski tha se bëhet fjalë për një regjim autoritar që liferon informacione për të cilat nuk ka prova.
“Shpresoj që përveç komenteve që dolën në opinion dhe që i kemi vërejtur dhe po i ndjekim me kujdes, nga shteti, nga autoritetet në atë shtet, do të ketë dëshmi adekuate për përfshirjen e pretenduar të disa qytetarëve apo institucioneve tona. Ne po e ndjekim me kujdes procesin.
Ministria nuk është organ hetimor, por do të sigurohemi që askush të mos akuzohet në vend pa pasur prova adekuate për të dhe të mos përfshihemi në betejat e brendshme politike të një regjimi autoritar që ekziston prej vitesh në atë vend dhe qëndrimin e saj ndaj opozitës në atë vend”, tha Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me grupin punues për krijimin e strategjisë kibernetike.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.