Në Shëngjin flakët po dalin jashtë kontrollit, nis evakuimi i pushuesve dhe banorëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2024, 13:10

Në Shëngjin situata e zjarreve vijon të jetë problematike pasi për shkak të erës së fortë flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi.

Që prej mbrëmjes së kaluar dhe deri më tani, zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë përqëndruar në zonën e quajtur Rana e Vogël, për shkak të densitetit të objekteve turistike dhe banesave që ndodhen në këtë zonë.

Por për shkak të rrezikut dhe frikës se flakët mund të dalin edhe më tepër jashtë kontrollit, ka patur evakuime të banorëve të zonës dhe pushuesve.

Ndërkohë që tymi ka mbuluar plazhin dhe flakët po i afrohen zonës së mbrojtur Rana e Hedhun, ndërhyrja nga ajri shihet si shpëtim i vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit