Punonjësit e bashkive, patronazhistët kryesorë të partisë, do të përfitojnë rritje pagash që varion nga 20 deri në 40 për qind. Aktualisht, ata marrin një pagë mesatare prej 93 mijë lekësh, por kjo do të rritet në një minimum prej 111 mijë e 600 lekësh dhe një maksimum prej 130 mijë e 200 lekësh. Vendimi për rritjen e pagave për punonjësit e 61 bashkive u miratua në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore-Vendore.
Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, kjo rritje pagash synon të balancojë pagat e specialistëve në nivel vendor me ato në nivel qendror, për të adresuar mungesën e burimeve njerëzore në shumë bashki. Farrici theksoi se shpesh ka vende vakante që nuk plotësohen për shkak të mungesës së aplikimeve.
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e bashkive do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre në ministri edhe në aspekte të tjera. Përllogaritja e vjetërsisë në punë do të bëhet në të njëjtën mënyrë si në nivel qendror, duke eliminuar diskriminimin ekzistues. Gjithashtu, specialistët do të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga numri i popullsisë në bashkinë ku ata punojnë.
Kujtojmë se punonjësit e bashkive janë patronazhistët kryesorë të partisë socialiste, pasi të gjithë janë punësimë partiake, ndryshe nga ministritë, ku 10 përqind punësohen si ekspertë, pasi dikush duhet ta bëjë punën, ndërsa pjesa tjetër janë qoka dhe patronazhistë si ata të bashkisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.