Njohës të arsimit: Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2024, 12:23

Pas informacioneve së në pesë shkolla të Komunës së Prishtinës viti i ri shkollor do të fillojë me mësim tërëditor, prindërit kanë shprehur qëndrimin e tyre.

Ata kanë thënë së nuk janë kundër këtij vendimi, por që përgatitjet duhet të bëhen me kohë në mënyrë që të mos ketë vonesa për fillim të vitit të ri shkollor. E, njohës të arsimit, vlerësojnë se ky projekt, është vështirë i realizueshëm.

Liridon Shala, kryetar i Këshillit të prindërve të shkollës fillore “Faik Konica”, e cila është pjesë e këtij projekti, i tha Radio Kosovës se në parim, prindërit nuk janë kundër këtij projekti, por së kërkojnë që të mos ketë vonesa për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Këshilli i Prindërve në parim, nuk është kundër. Ne i kërkuam DKA-së, që nëse ju jeni të zotë që brenda dy muajve e pajisni shkollën me të gjitha kushtet për fillimin e procesit mësimor, me modelin e mësimit tërëditor, atëherë prindërit i ke mbrapa në mbështetje. Ndërkohë nëse jo, e na vëni në një situatë ku pastaj krijohet një kaos, atëherë ta dini që do të keni reagime”, ka thënë Shala.

Se realizimi i projektit të mësimit tërëditor është vështirë i realizueshëm, e thonë edhe njohës të arsimit. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës së është kundër seleksionimit të shkollave dhe se ky projekt nuk është planifikuar si duhet.

“Hiç nuk jam për çështje selektive në zbatimin e mësimit tërëditor në shkolla. Është iluzion të thuhet që unë filloj mësimin tërëditor. Nuk e përkrahi sepse konsideroj që nuk është e planifikuar mirë ”, ka thënë Rexhaj.

Ndërkaq, Rinor Qehaja, nga instituti “Edguard” tha për Radio Kosovën se është e rëndësishme përfshirja e të gjithë komunitetit në këtë proces. Ai tha se për këtë çështje, kërkohet një komunikim dhe koordinim i vazhdueshëm me shkollat dhe komunitetin e prindërve.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit e Komunës e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, i tha Radio Kosovës se janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme në infrastrukturën e objekteve shkollore dhe se ky proces, pritet të fillojë në shtator të këtij viti.

“Ne jemi duke u angazhuar që t’i rinovojmë dhe t’i bëjmë gati planprogramet dhe stafi është pothuajse gati, janë në finalizim e sipër. Jemi në një periudhë kur po bëhen përgatitjet infrastrukturore dhe mendojmë të fillojmë nga ky shtator”, ka thënë Lushaku.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa” shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit