Gjiganti i ushqimit të shpejtë, “McDonald’s” po rishqyrton strategjinë e tij të çmimeve, pasi shihet një stepje e klientëve.
Në pikat e hapura për të paktën një vit u vu një rënie me 1% gjatë periudhës prill-qershor krahasuar me një vit më parë.
Vetë Chris Kempczinski tha se fitimet e pakta e kanë detyruar kompaninë të rishikojë çmimet. Nga ana tjetër, klientët kanë reaguar ashpër pas rritjes së konsiderueshme të çmimeve gjatë pandemisë.
"Rritjet e çmimeve në përgjigje të inflacionit, i kanë bërë konsumatorët të rishikojnë zakonet e tyre të blerjes", u shpreh ai.
Kempczinski tha se kompania i duhet shumë punë për të rikthyer reputacionin e saj dhe për të fituar sërish klientelën.