Frikë nga murtaja, Shqipëria ndalon importin e bagëtive nga Greqia, Turqia e Rumania

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.07.2024, 11:26

Pothuajse 20 ditë pasi murtaja e dhive dhe deleve hyri për herë të parë në Greqi, Shqipëria ka ndaluar importin e dhenëve, dhive dhe lopëve për mbarështim jo vetëm nga fqinjët grekë por edhe nga Turqia dhe Rumania.

Për të treja vendet në vendim theksohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të informojë rregullisht, brenda 24 orëve, Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit për çdo ngarkesë të të gjitha kafshëve të gjalla, materialit biologjik, embrioneve, mishit dhe produkteve të mishit, qumështit dhe produkteve të qumështit, miellit të mishit dhe miellit të gjakut, kockave pa dhjam, thundra, kthetrave dhe brirëve, leshit, flokëve, lëkurës së papërpunuar dhe, produkteve me origjinë shtazore për përdorim farmaceutik ose kirurgjikal, të kafshëve.

Që nga konstatimi i rastit të parë e deri më tani, në Greqi kanë ngordhur dhe janë groposur mbi 10 mijë kafshê të imëta. Autoritetet greke po hasin vështirësi pasi shpërthimet tashmë po përhapen jashtë Thesalisë, gjë që tregon se ka pasur një shpërndarje të kafshëve të infektuara që importoheshin në zona të ndryshme të vendit.

Për momentin “lufta” e grekëve është e përqendruar në zhdukjen e kësaj sëmundje dhe më pas nisjen e hetimeve për të zbuluar nga e ka origjinën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit