Një person e ka humbur jetën në zjarrin që e ka kapluar fshatin Kokoshinje në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2024, 08:58

Një person më i moshuar e ka humbur jetën në fshatin Kokoshinje në Kumanovë, me siguri i mbytur nga tymi, në zjarrin që e kaploi sot këtë fshat, informoi pasdite drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Ai shtoi se bashkëshortja e viktimës u evakua në mënyrë të sigurtë.

Në videodeklaratë, Angelov informoi se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 30 zjarre në ambient të hapur.

“Krahas këtyre zjarreve, të cilat shpërthyen dje dhe vazhduan edhe gjatë ditës së sotme, rreth mesditës janë paraqitur më shumë se 15 zjarre në ambient të hapur, të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe filluan të përhapen dhe kanë kapluar më shumë fshatra, të cilat janë pothuaj të braktisur, me pak banorë ose pa banorë. Megjithatë, 15 fshatra janë kapluar nga zjarret në ambient të hapur”, tha Angellov.

Ai informoi se në territorin e Komunës së Kumanovës janë përfshirë tre fshatra nga zjarret – Kshanje, Kokohsinje dhe Murgash, ku kryesisht ka vila.

“Në këto fshatra janë djegur nga disa shtëpi, kryesisht shtëpi të vjetra. Në territorin e Nagoriçanit të Vjetër nga zjarret janë kapluar tre fshatra – Malotinë, Rugjencë dhe fshati Konjuk, ku po ashtu ka pak banorë dhe nuk kam informatë se sa prej shtëpive janë të vjetra dhe të braktisura, e sa të banuara”, tha Angellov.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit