Një incident i rrezikshëm është shënuar mbrëmjen e sotme në Babrru, ku kabujt e dritave të tensionit të lartë janë përfshinë nga flakët. Banorët e zonës deklarojnë për JOQ se kjo ka ardhur pas ndërhyrjeve të pakujdesshme në infrastrukturën elektrike.
Sipas një qytetari, zjarri shpërtheu për shkak të punimeve të pakontrolluara në rrugë dhe zhvendosjes së shtyllave elektrike pa masat e duhura të sigurisë.
“Ne Babrru kanë marrë kabujt e dritave flakë të gjitha. Po bëjnë rrugët dhe nga lëvizja e shtyllave, si kanë rregulluar si duhet dhe do jenë bashkuar,” thotë ai.
Përveç kësaj, qytetari akuzoi zjarrfikësit për përgjigje të papërshtatshme ndaj situatës emergjente. “Zjarrfikësja nuk veproi siç duhet sepse në vend të shkumës kanë përdorur ujë në elektricitet,”-theksoi ndër të tjera.
Përdorimi i ujit mbi flakët e kabujve të tensionit të lartë me elektricitet përbën një rrezik të madh, pasi uji mund të tejçojë më tej rrymën elektrike dhe të shkaktojë incidente të rënda.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.