Atentati ndaj Donald Trump-it, dalin mesazhet që dëshmojnë se lëvizjet e autorit u vunë re dy orë para ngjarjes

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2024, 20:56

Sipas disa mesazheve të publikuara, Thomas Matthew Crooks, i cili hapi zjarr në tubim ndaj ish-presidentit Donald Trump u vu re nga grupi i ndërhyrjes së shpejtë (SWAT) më shumë se 90 minuta para të shtënave.

Mesazhet do t'i shtohen listës së dështimeve të sigurisë që i paraprinë asaj që autoritetet thonë se ishte një atentat ku u vra një person dhe u plagosin tre të tjerë, në sulmin në Pensilvani, ndër ta ishte edhe ish-presidenti, i cili u qëllua në vesh.

Kanë nisur hetime të shumta për gabimet që u bënë në lidhje me sigurimin e terrenit në Butler Fair më 13 korrik.

Në orën 16:19, snajperi i policisë u dërgoi mesazh dy kolegëve që ndodheshin në katin e dytë të një magazine me pamje nga vendi dhe i tha se po largohej.

“Dikush na ndoqi dhe hyri fshehurazi dhe parkoi pranë makinave tona.”

Në orën 17:38 Crooks ishte ngritur nga tavolina dhe kishte shkuar në magazinë. Ata e fotografuan dhe e dërguan fotografinë e tij në bisedën në grup.

"Ky djali po i vjen rrotull ndërtesës ku jemi. AGR besoj se është. Ishte duke parë me dylbi nga podiumi. Po jua them që ta dini. Nëse doni, njoftoni snajperët që të shohin jashtë. Më humbi nga sytë.”

Pas tridhjetë e tre minutash, Crooks mbeti i vdekur pasi u qëllua nga Shërbimi Sekret, i cili hapi zjarr nga çatia e magazinës ngjitur.

Nga raportet e mëparshme konstatohet se ai ishte në radarin e forcave lokale të zbatimit të ligjit rreth një orë para të shtënave. Është ende e paqartë pse ka pasur një ndërprerje të komunikimit midis policisë lokale dhe Shërbimit Sekret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit