Dënohet me 10 vjet burg, ja kush është shqiptari që bashkëpunonte me trafikantët iranianë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2024, 18:27

Shtetasi shqiptar Eglantin Doksani, 24 vjeç, dyshohet se është përgjegjës për transportimin me gomone të qindra njerëzve drejt Mbretërisë se Bashkuar nëpërmjet Kanalit Anglez.

Ai bashkëpunonte me Hewa Rahimpur-in, i cili ishte një nga drejtuesit e një bande të përfshirë në transportimin e rreth 10,000 njerëzve në MB.

Doksani kishte rolin e agjentit për emigrantët dhe ndërmjetësonte hapësirat në gomonet që përdoreshin nga rrjeti i Rahimpur-it dhe jo vetëm.

Ju lutem bëni diçka nesër për të dërguar djemtë, sepse po më presin edhe 10 njerëz të tjerë. Paratë do t’jua jap në dorë”, ishte një nga mesazhet e Doksanit, i gjetur në celularin e Rahimpur-it.

Herë tjetër, vëlla, do t’i bëj më mirë të gjithë bashkë për 10 persona 30 mijë £”, shkruante ai.

Kur u arrestua për herë të parë, në korrik të vitit 2022, Doksani jetonte në një apartament në Isle of Dogs. Kur mbërriti policia pa një qese të hedhur nga dritarja. Më vonë u zbulua se kishte kokainë. Në vendin e ngjarjes u gjetën peshore elektronike dhe prerëse. Doksani u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Pasi u zbuluan prova për veprimtaritë kontrabandë, u arrestua për herë të dytë, këtë herë në Cheshunt, Hertfordshire.

Gjithashtu, oficerët zbuluan se ai kishte përdorur pasaportë false për të hapur llogari bankare, ku depozitonte fitimet nga veprimtaritë kriminale.

Pas arrestimit të dytë, u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, mashtrimin, pastrimin e parave dhe veprat penale të furnizimit me drogë.

Më vonë u deklarua fajtor për shtatë vepra penale, ndërsa sot iu dha dënimi për nëntë vjet e nëntë muaj burg në Gjykatën e Kurorës St. Albans. Pas vuajtjes së dënimit, do të depërtohet nga shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit