Duket se edhe Ermal Dredha ndjek të njëjtën praktikë si Erion Veliaj, për përdorimin e punonjësve që punojnë në bashki apo drejtoritë në varësi. Edhe Dredha i Vlorës, i përdor punonjësit që i ka emëruar vetë për ta mbështetur në postimet e tij të propagandës, duke i detyruar që të bëjnë komente pozitive.
Punonjësit e bashkisë bëjnë komente suportuese në rrjetet sociale për të promovuar propagandën e punës së mirë dhe të palodhur të Bashkisë Vlorë, duke pretenduar se janë qytetarë të zakonshëm.
Nëse klikoni mbi profilet e komentueseve në postimet e Bashkisë Vlorë, do të vini re se shumica prej tyre janë punonjës të kësaj bashkie. Ata janë të detyruar të komentojnë pozitivisht për të krijuar një imazh të mirë të punës së bashkisë dhe për të influencuar opinionin publik.
Këta "patronazhistë" po shfrytëzojnë pozicionet e tyre për të manipuluar perceptimin publik dhe për të bërë propagandë në favor të Bashkisë Vlorë. Kjo praktikë ka ngjallur reagime të forta dhe shqetësime nga qytetarët, të cilët e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për të mashtruar publikun dhe për të fshehur të vërtetën rreth punës së institucionit.
Kujtojmë se të njëjtën skemë përdor edhe Erion Veliaj, të cilën JOQ e ka demaskuar më shumë se një vit më parë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.