Një 20-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit pasi rrihte bashkëjetuesen e tij të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasin M.Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier i cili mbante të miturën mbyllur në shtëpinë e tij në Roskovec dhe ushtronte dhunë mbi të.
Vetë vajza me inicialet V.T. ka kallëzuar në polici se bashkëjetuesi e mbante të mbyllur në shtëpi dhe e rrihte sistematikisht për 20 muaj me radhë. Madje, edhe gjatë muajve të shtatzënisë.
16-vjeçarja u ka treguar oficerëve të policisë se para një jave është larguar nga banesa e bashkëjetuesit tek prindërit e saj dhe i ka thënë në telefon se do të abortojë.
Komisariati i Policisë në Pogradec i ka dërguar materialet në Prokurori, ku ka nisur edhe procedimi penal për shtetasin i akuzuar për dhunë.