Banorët hipin në malin e Torovicës dhe fikin flakët me shkurre: Zjarri po na hyn në shtëpi!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.07.2024, 12:50

Një grup qytetarësh lezhjanë u përballën me një situatë të rrezikshme gjatë natës, duke luftuar me flakët që kërcënonin shtëpitë e tyre.

Zjarri, i cili ka nisur prej disa ditësh dhe vazhdon të përhapet në mal ka nisur të afrohet drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik jetët dhe pronat e banorëve.

Banorët, të pajisur me shkurre dhe mjete të improvizuara, u ngjitën rreth orës 1 pas mesnate në malin e Torovicës për të luftuar me flakët.

Pavarësisht orës së vonë dhe kushteve të vështira, ata bënë çmos për të ndaluar përhapjen e zjarrit.

"Zjarri po na hyn në shtëpi!"-thonë disa prej tyre, një një video të dërguar për JOQ ku duken të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit