Plagosi me thikë ish-gruan në Elbasan, 53-vjeçari: Donte të më merrte pronat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.07.2024, 11:40

Së fundmi, janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e një ditë me parë ku burri plagosi me thikë ish-gruan në Elbasan.

Autori i ngjarjes gjatë marrjes në pyetje u shpreh se ish-gruaja i ishte marrë të gjitha pronat, kjo ishte edhe arsyeja e debatit që agravoi më pas në plagosjen e ish-gruas.

Familjarët nga ana tjetër japin një version tjetër të ngjarjes. Ata thanë se 53-vjeçari është ende i dashuruar me gruan e tij dhe kërkon që të bashkohet me të.

Çifti ka katër vite të ndarë dhe kanë dy fëmijë të rritur. Gruaja jeton me vajzën në Itali, ndërsa djali jeton në Sarandë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit