Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një byrek në Dhërmi i cili kushtonte 500 lekë.
Por nëse u habitët nga ky çmim për një byrek të thjeshtë me gjizë, prisni të zbuloni çmimin e byrekëve në restorantet që operojnë në aeroport.
Një udhëtar ka treguar se në restorantin “Amor Bistro Bar” brenda aeroportit të Tiranës, një byrek me djathë ose me spinaq kushton 540 lekë.
Kjo tregon se Admir Bezhani dhe Besnik Leskaj, djali i ish-deputetes socialiste, Valentina Leskaj, nuk duan të pasurohen vetëm me kafe dhe copa picash që kushtojnë 750 lekë, por edhe me copa byrekësh.
Mesa duket, dy biznesmenët, njëri prej tyre përfitues i madh tenderash, kanë vendosur të zhvasin mirë e mirë shqiptarët në aeroport duke konkurruar hapur edhe lokalet e jugut që në shumicën e rasteve operojnë vetëm gjatë sezonit turistik.
Vlen të thuhet se me këto çmime, Bezhani dhe Leskaj e kanë të sigurtë se shqiptarët do i nisin pushimet pa kokërr leku në xhep, pasi ato që kishin do iu mbeten në barin “Amor” në aeroport.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.