Nga 2011-2023, numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë me 28.4%

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2024, 09:47

Të dhënat e fundit të censusit kanë treguar se numri i grave në moshë riprodhimi në Shqipëri ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 28.4% gjatë periudhës 2011-2023.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ka rënë ndjeshëm në këto 12 vite.

Në vitin 2023 në të gjithë vendin ishin vetë 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç) nga mbi 710 mijë që u ishin ne censin 2011. Në grup-moshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40 për qind.

Ndërkohë që tkurrjen më të madhe e kanë femrat në 15-19 vjeç, të cilat janë pakësuar më shumë në numër se në vitin 2011.

Kjo rënie reflekton ndryshimet demografike dhe migracionin e lartë, të cilat kanë ndikuar në strukturën e popullsisë shqiptare.

Sipas ekspertêve emigracioni mbetet një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë rënie. Shumë të rinj dhe të reja kanë lënë vendin në kërkim të kushteve më të mira jetese dhe punësimi jashtë Shqipërisë.

Ndërsa trendi i rënies së lindshmërisë është një tjetër faktor i rëndësishëm. Çiftet shqiptare po zgjedhin të kenë më pak fëmijë për shkak të kushteve ekonomike, sociale dhe kulturore.

Ndryshimet në mënyrën e jetesës dhe prioritetet e reja të grave, si arsimimi dhe karriera, kanë ndikuar gjithashtu në uljen e numrit të lindjeve.

Por kjo rënie ka implikime të gjera për të ardhmen e vendit. Reduktimi i numrit të grave në moshë riprodhimi mund të çojë në një ulje të mëtejshme të normës së lindshmërisë dhe, për pasojë, në një plakje më të shpejtë të popullsisë.

Vlen të thuhet se njê popullsi më e plakur sjell sfida të reja për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemet e tjera sociale, duke përfshirë pensionet dhe kujdesin për të moshuarit.

Nga ana tjetër tkurrja e fuqisë punëtore mund të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, duke ulur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit