Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi ditën e djeshme se Turqia mund të hyjë në Izrael ashtu siç kishte bërë më parë në Libi dhe Nagorno-Karabakh, megjithëse nuk specifikoi se çfarë lloj ndërhyrjeje sugjeronte.
Erdogan, i cili ka qenë një kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, filloi të diskutonte për luftën gjatë një fjalimi që lavdëronte industrinë e mbrojtjes së vendit të tij.
"Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos bëjë këto gjëra qesharake ndaj Palestinës. Ashtu siç hymë në Karabakh, ashtu siç hymë në Libi, mund të bëjmë diçka të ngjashme ndaj tyre,"-tha Erdogan në një takim të partisë së tij AK në qytetin e tij të lindjes, Rize.
"Nuk ka asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë ... Ne duhet të jemi të fortë në mënyrë që të mund të ndërmarrim këto hapa," shtoi Erdogan në fjalimin e transmetuar.
Përfaqësuesit e Partisë AK nuk iu përgjigjën thirrjeve për të kërkuar më shumë detaje mbi komentet e Erdogan-it. Izraeli nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm.
Presidenti duket se i referohej veprimeve të mëparshme të Turqisë.
Në vitin 2020, Turqia dërgoi personel ushtarak në Libi në mbështetje të Qeverisë Dakordësuar Kombëtare të Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.