Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2024, 09:07

Artan Grubi dhe Arbër Ademi kanë reaguar ndaj kallëzimit penal që SPB-Ohër ka bërë ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Që të dy këtë veprim të policisë e quajnë “përndjekje politike”.

“Kërcënimet dhe përndjekja politike nga partitë qeverisë dhe institucionet monoetnike shtetërore janë vazhdimësi e strategjisë dhe përpjekjeve për ta shkatëruar përfaqësimin e fuqishëm dhe legjitim politik shqiptar dhe për ta zëvendësuar me puthadorë servil që aminojnë monoetnicitetin shtetëror në këmbim të lejës për të zhvilluar lojëra politike mahallash. Njëkohësisht ju shërben për të mbuluar 300 skandalet në 30 ditët e para që na kthyen 30 vjet mbrapa me paaftësinë dhe paditurinë masive për ta drejtuar shtetin”, shkruan Grubi.

“Përndjekje klasike politike! Por, ta dini, kjo NUK KALON! Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne. Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe. Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar”, ka shkruar Ademi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit