Sot në lumin Vjosa, një turist i huaj pësoi një aksident të rëndë gjatë një aktiviteti rafting të organizuar nga një subjekt i pa trajnuar dhe i pa certifikuar. Turisti ka thyer këmbën dhe pësoi plagë në trup pasi ra nga një shkëmb. Për fat të mirë, në grup ishte një turist spanjoll me profesion mjek, i cili ofroi ndihmën e parë.
Rafting është një sport turistik që kërkon pajisje të specializuara sipas standardeve të BE-së. Aktiviteti i rafting kërkon guida të trajnuara dhe të licensuara nga Federata Shqiptare e Rafting, sipas ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Çdo guidë duhet të zbatojë të gjitha masat e sigurisë sipas rregullores së Federatës.
Një profesionist i këtij sport, i pranishëm edhe në vendngjarje shkruan:
“Sot ne lumin Vjosa nje turist i huaj i shoqeruar nga nje subjekt i pa trajnuar i pa certifikuar dhe pa masa sigurie sipas ligjeve rregullave te sportit turistik te Rafting, ka thyer kemben dhe eshte shembur ne trup pasi ka rene nga Shkembi .Per fatin e mire ne grup ishte nje turist spanjoll me profesion mjek i cili ndihmoi ne dhenien e ndihmes se pare. Federata Shqiptare e Rafting shpreh shqetesimin per rastin e sotem dhe solidarizohet me turistin e demtuar dhe familjen e tij. Rafting eshte nje sport turistik i cili kerkon pajisje te specializuara sipas standarteve te Be. Aktiviteti i rafting kerkon guida te trainuara nga Federata Shqiptare e Rafting dhe te licensuara sipas ligjeve ne republiken e Shqiperise . Cdo guide duhet te zbatoje te gjitha masat e sigurise sipas rregullores se Federates . Raste te tilla demtojne ne fillim jeten e turistit,imazhin e sportit te rafting dhe Shqiperise. I bejme thirje institucioneve pergjegjese te bashkohen me Federaten Shqiptare te rafting per te kontrolluar grupet dhe guidat qe nuk respektojne reegullat e ushtrimit te ketij sport."