Luigj Martini, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, vendosën lëndën plasëse në banesën në Shkodër, ka reaguar së fundmi, duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
“Unë jam Luigj Martini. Kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Kam marrë mbiemrin e ish- bashkëshortes. Isha në gjumë dhe më morën në telefon më thanë që emri im ishte bërë publik. Shkuan në shtëpinë e babit tim dhe e pyetën ku i ke djemtë. U bëj thirrje publike, mos hidhni baltë. Në datën 9 kam dalë nga burgu e pak ditë më pas kam dalë me dokumentacione të rregullta jashtë vendit. Mua kush më njeh e di që nuk bëj gjëra pas shpine. Nuk kam problem me asnjeri. Nuk ka lënë asnjë problem pas as me shtet as me privat.”
Ai deklaron se ndodhet jashtë vendit që prej datës 17 korrik dhe nuk ka gisht në ngjarjen e ndodhur. Madje, thekson se ka shok pronarin e banesës që iu vendos tritol.
“E kam shumë shok Gerën, me 12 qershor më ka sjellë bukë në burg bashkë me ish- bashkëshorten. E kam shok shumë. Nëse do të kisha gjë me të, do t’i kisha mbyllur në lagje. Thirrje shtetit, ju lutem më lini të qetë. Nuk kam lidhje fare me tritolin”, tha ai.
Në lidhje me ngjarjen, ai akuzon njerëzit e ish-bashkëshortes me të cilën ndodhet në proces divorci, duke i cilësuar këta të fundit si persona të rrezikshëm dhe të lidhur me policinë e prokurorinë.
“Mund ta kenë bërë edhe vëllezërit e saj, janë gjashtë vëllezër, për të hedhur baltë mbi mua, sepse jemi në proces divorci.”
I dyshuari në fjalë ka bërë 5 muaj burg për dhunë psikologjike me njërin prej vëllezërve për konflikt prone, çështje të cilën e ka mbyllur edhe me shtetin, edhe me të vëllain, duke u pajtuar.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.