Ulja e përqindjes së shqiptarëve në administratë, Mexhiti: Atë që e tha Minçev nuk është në përputhje me ligjin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.07.2024, 13:45

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se që nga vitet e ’90-ta e deri më sot, nuk ka pasur koalicion më stabil qeverisës.

Paraprakisht duke folur për mospajtimet me partnerin e koalicioni ZNAM, Mexhiti tha:

“Ajo në koalicionin qeverisës. Ne jemi bashkë por nuk jemi të njëjtë, nuk jemi një. Jemi të ndryshëm. Në disa raste kemi mendime të ndryshme, por kemi kapacitet të bisedojmë, negociojmë, të gjejmë zgjidhje, kompromis dhe të shkojmë para”, tha Mexhiti.

Duke komentuar vendimin e ministri për Administratë nga radhët e ZNAM, Goran Minçev për ndryshim të përqindjes së Balancuesit, me çka ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë nga 29,52% në 24,30%, Mexhiti thotë se kjo nuk është në përputhje me ligjin.

“Mendoj se në lidhje me Balancuesin , ose atë që e tha ministri Minçev, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin. Në ligj thuhet se përfaqësimi adekuat duhet të jetë sipas përfaqësimit adekuat të popullatës, nuk thuhet për rezidente ose jorezidente. Normalisht, iniciativa të tilla do të shkaktojnë përgjigje nga ana jonë, por ne nuk jemi ata që inicojnë një gjë të tillë. Ne jemi të përkushtuar në shtyllat e qeverisë, zhvillim ekonomik, standard jetësor, luftë kundër korrupsionit, eurointegrime, këto janë shtyllat tona. Ne nuk duam të dalim nga kjo platformë. Mendoj se dhe kolegët tanë do ta kuptojnë se duhet të jenë në funksion të kësaj platforme, e jo të politikës ditore”, deklaroi Mexhiti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit