Kakavijë, Rreth 15 000 persona i drejtohen Greqisë këtë fundjavë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.07.2024, 13:06

Këtë fundjavë është rritur ndjeshëm fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës.

Rreth 15 mijë persona kanë hyrë në vendin tonë si dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë këtë fundjavë, bazuar në informacionin e Policisë Kufitare në Gjirokastër.

Pjesa më e madhe janë bashkatdhetarët tanë që vijnë me pushime në vendlindje.

Përkohësisht, falë masave të marra nga Policia Kufitare në Kakavijë si dhe nga pala greke në sportelet e dokumenteve, nuk janë regjistruar radhë pritje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit