Dy vëllezër janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur 55 mijë euro dhe aksesorë floriri.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se me datë 21.07.2024 kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë shumën 55 000 euro dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Bëhet me dije se materialet i kanë kaluar prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Survejimi”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.
Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.
Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Survejimi”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë.