Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Agim Shkullakun i cili plagosi të birin gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Seanca u mbajt mëngjesin e sotëm në orën 9.30, ku u vendos arrestimi me burg për 83-vjeçarin që gjuajti me çifte të birin.
Para pak ditësh, autori i ngjarjes u shpreh para grupit hetimor se e ka plagosur djalin në gjendje të rënduar psikologjike pasi ky i fundit ushtroi dhunë mbi të atin.