Kompania telefonike ONE Albania njihet nga shqiptarët për abuzimet dhe mashtrimet e vazhdueshme që bën me klientët.
Por denoncimet e shumta që mbërrijnë në redaksinë tonë për kontrata të lidhura pa dijeninë e klientëve, marrin kuptim nga denoncimi i një punonjëseje të ONE.
Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se menaxherët i detyrojnë të nënshkruajnë kontrata për të kapur targetin ose në të kundërt hiqen nga puna.
Sipas saj me urdhër të menaxherëve, punonjësit janë të detyruar të regjistrojnë numra dhe të nënshkruajnë kontrata interneti pa dijeninê e abonentëve, vetëm me kartat ID të tyre.
Ajo u bën thirrje klientëve që të mos lënë kartat e tyre ID në dyqanet ONE për përditësim të dhënash, pasi punonjësit e detyruar dhe frikësuar për vendin e punës, nënshkruajnë kontrata në emër të tyre.
Denoncimi i punonjëses:
Prsh jeta jam nje punonjese e. One Albania doja te beja nje denoncim qe na kercenojn me heqje nga puna nqs nuk kapim targetin
Na detyrojn te rregjistrojm numra edhe internet pa dijenin e abonenteve me kartat e id qe ndodhen ne dyqan
Na kercenojn me heqje nga puna kush nuk I ben
Te lutem nxirre si lajm te informohen dhe qytetaren mos tja japin kartat Kur I kerkojn per perditesim te dhenash sepse I bejm kontrata pa dijenin e tyre