Tronditet Shkodra! Shpërthim me tritol dhe 2 makina të djegura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.07.2024, 08:33

Një shpërthim me tritol ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit, ndërsa dy makina janë djegur.

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një banese duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit dhe rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit” janë djeur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të një shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit