I mituri në Vlorë i ngul thikën 38-vjeçarit me probleme mendore

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.07.2024, 21:27

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, në një restorant në zonën “Aleksandria”, një konflikt i çastit për motive të dobëta përfundoi me dhunë.

Shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, goditi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë dhe me probleme të shëndetit mendor.

R. V. u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit