Gjendet trupi i alpinistit nga Kosova, shpëtohen 3 të tjerë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.07.2024, 21:17

Pas rënies tragjike të një shtetasi kosovar në "Maja e Thatë" në Valbonë, ekipet e Policisë Tropojë dhe kërkim-shpëtimit malor të Kosovës kanë vazhduar operacionin e kërkimit që prej mëngjesit.

Sot është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30-vjeçar, i cili do të transportohet drejt morgut.

Gjithashtu, tre shtetas të tjerë kosovarë që kishin mbetur të bllokuar janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e premte, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se; Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit