Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.07.2024, 19:17
Një qytetar shqiptar ka denoncuar përmes JOQ përvojën e tij në aeroportin e Stansted, Londër, duke e cilësuar si diskriminuese.
Ai shprehet se në dy fluturime brenda një muaji është përballur me kontrolle të rrepta nga policia kufitare vetëm te Gate për Tiranë, ndryshe nga gate-t e tjera.
Policia pyet udhëtarët për vizat, qëndrimin dhe paratë që mbajnë. Qytetari e quan këtë sjellje diskriminuese dhe kërkon ndërhyrje për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në udhëtime ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ka ndarë një video si provë.
Në vijim do të gjeni mesazhin e tij dhe videon e dërguar në redaksinë e Joq Albania:
Pershendetje JOQ, jam ne aeroportin e Stansted ne Londer, fluturimi per Tirane. Ne cdo Gate tjeter ska polici kufitare. Eshte hera e dyte radhazi qe fluturoj brenda 1 muaji edhe ishin edhe heren tjeter. Kur i pyeta heren e kaluar me thane qe eshte “random” edhe ka edhe ne gates te tjera, sot prape ketu! Ky eshte diskriminim ndaj Shqiptreve! Ndalojne cdo person edhe i pyesin ke vize ske vize, sa lek ke me vete, sa kohe qendrove etj. Madje edhe turistat qe vijn ne Shqiperi jane te shtangur! Kush do na perfaqesoje neve ne kete bote te padrejte? Shikoni videon! Flm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR