Gazetari i DW, Bahri Cani, i cili në vazhdimësi njofton për ndryshimet që shteti gjerman i bën lidhur me aspektet e punësimit për shtetasit e huaj, ka dhënë një lajm që sipas tij “është i keq për kosovarët”, që duan të punojnë në Gjermani.
Cani ka shkruar as Agjencia për Punë ka njoftuar se janë plotësuar të gjitha vendet për të quajturin “Vorabzustimmung” apo përkthye në shqip “parapëlqim” dhe si rezultat për këtë vit asnjë kosovar s’mund të kërkojë të pajiset me një të tillë.
Postimi i plotë i gazetarit Cani:
Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
Nga Agjencia për Punë më njoftojnë sot se është plotësuar i gjithë kontigjenti i vendeve për parapëlqim (Vorabzustimmung) për shtetasit e Kosovës për vitin 2024. Kjo do të thotë se asnjë shtetas i Kosovës më nuk mund të kërkojë këtë farë parapëlqimi, që është i domosdoshëm për marrjen e një termini në ambasadën gjermane në Prishtinë.
Për marrjen e një termini për punëtorët pa kualifikime, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, kërkohet një kontratë pune dhe një “Vorabzustimmung”, të cilin e kërkon kompania që ju ka dhënë kontratë pune. Por për shtetasit e Kosovës ka pasur brenda më pak se dy muajve aq shumë kërkesa sa që është plotësuar kontigjenti për vitin 2024.
Sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor në vit jepen 50.000 termine për leje pune për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për Kosovën jepen për një muaj pak më pak se 1000 termine. Sa i përket vendeve të tjera, për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën është plotësuar kontigjeni për muajin korrik. Ndërsa në gusht mund të kërkojnë prapë termin… Në kërkesat për shtetasit e Kosovës ka pasur edhe abuzime.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.