Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2024, 18:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.

Një i ri dyshohet se ka humbur jetën pasi që ra nga një shkëmb i lartë.

Ekipet e kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova dhe disa vende perëndimore po vazhdojnë kërkimet në zonën e maleve të Valbonës.

Personi që dyshohet se vdiq nga rënia është një mërgimtar nga Podujeva.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Liridon Azemi, nga fshati Dumnicë i Podujevës.

Ekipet e kërkim shpëtimit ende po vazhdojnë kërkimet në zonën ku ra i riu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit