Dritan Dajti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, ka lënë sot qelinë e burgut të Peqinit.
Nën masa të rrepta sigurie ai është lejuar të marrë pjesë në varrimin e të ëmës e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Dajti është shfaqur me syze në ceremoninë mortore, ndërsa në pranga ka qenë i lidhur bashkë me një efektiv policie.
Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Dritan Dajti është shoqëruar nga polica dhe po kthehet sërish në burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm
Pak ditë më parë ai kërkoi lirimin nga burgu pasi dënimi me 25 vite burg ka përfunduar dhe ai e cilëson të paligjshëm vendimin për burgim të përjetshëm.