Vlora nuk është gri! Qytetarët sot në protestë para bashkisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.07.2024, 15:01

Prej më shumë se dy ditësh, Vlora vijon të jetë nën pushtetin e shtëllungave të tymit të shkaktuara nga djegia e mbeturinave.

Banorët dhe turistët janë tepër të shqetësuar nga kjo situatë pasi era e rëndë është e papërballueshme dhe tepër e rrezikshme për shëndetin e tyre.

Duke qenë se kryebashkiaku Ermal Dredha nuk e ka ndërmend të marrë përgjegjësitë që i takojnë, qytetarët do të dalin sot në protestë.

Në orën 20:00 ata kanë vendosur të protestojnë para bashkisë për të kërkuar masa të menjëhershme për zajidhjen e kësaj situate katastrofike.

Qytetarët nuk pranojnë të jetojnë në një qytet gri e të ndotur, i cili ngjason me vendet në luftë.

Përveç problemeve shëndetësore që po shkakton kjo ndotje, qytetarët duan që ky tmerr të marrë fund sa më parë, pasi turistët po anulojnë rezervimet e tyre dhe qyteti po boshatiset.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit