“Tami Konës i dhamë paratë për 6 bileta të Europianit dhe s’na erdhën kurrë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.07.2024, 11:55

Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë mashtrimi nga gazetari sportiv Tami Kona në redaksinë e JOQ.

“Pershendetje! Uroj te jeni mire! Faleminderit per punen e pa lodhur qe beni per tu ardhur ne ndihme Shqipetareve! Dua te denoncoj nje rast mashtrimi nga nje gazetar sportiv TAMI KONA.

Qe para 8 muajsh kemi paguar per 6 bileta per ndeshjen e pare te Europianit dhe deri diten e ndeshjes Tami na ka premtuar per biletat, duke na dhene siguri te plote me fjale.”

Sipas provave që qytetari disponon, rreth 8 muaj më parë, ai së bashku me të njohur të tij i kanë dhënë pagesën Konës për gjashtë bileta për ndeshjen e parë të Kampionatit Europian të futbollit. Gazetari u kishte premtuar biletat dhe kishte dhënë garanci të plota me fjalë deri në ditën e ndeshjes.

"Para se të rezervonim biletat e avionit dhe hotelet, e mora për konfirmim dhe ai më tha të vazhdoja, duke më siguruar se biletat ishin të sigurta,"-rrëfen qytetari i mashtruar. "Ditën e ndeshjes, ai na tha të shkonim te stadiumi dhe se për pak minuta do të vinin biletat në email, por ato nuk erdhën kurrë. Na la aty duke pritur dhe asgjë nuk ndodhi."

Pas këtij incidenti, qytetari ka vazhduar të kontaktojë gazetarin për të kërkuar kthimin e parave, por deri më tani, ai nuk ka marrë asnjë kompensim. "Ka kaluar më shumë se një muaj nga ndeshja dhe ai nuk na kthen as lekët tona. Çdo ditë thotë një gënjeshtër të re, duke premtuar kot, por paratë nuk i ka kthyer."

Qytetari thotë se mund të ketë edhe shumë viktima të tjera të skemave të mashtrimit nga Tami Kona dhe bën thirrje për drejtësi. "Zoti e di sa veta të tjerë ka mashtruar njësoj si ne. I kam thënë prej kohësh që nëse vazhdon të mashtrojë, do të publikoj rastin te JOQ, por duket se nuk e ka problem të zbulohen mashtrimet e tij."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit