Mavitë dhe blutë arritën një konsensus në Kuvend, duke miratuar me 106 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 2 vota kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS konfirmuan marrëveshjen.
Koalicioni me bazë të gjerë vijon në të njëjtin skenar të përsëritur si ai i koncesionit Thumanë-Kashar ku qeveria i dha miliardat oligakut, i mbylli rrugën dytësore banorëve duke i detyruar të paguajnë taksën e PD i braktisi teksa dolën të vetëm në protesta. Praktikisht PS afirmon aferat dhe PD paguhet për pjesën e saj fiktivisht si parti opozitare.
View this post on Instagram
Në seancën e fundit plenare për këtë sesion, u miratua marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për lista të mbyllura me 1/3 dhe të hapura me 2/3-ën, kur në fakt ka ndodhur totalisht e kundërta.
Blutë dhe mavitë pritet të dorëzojnë në KQZ dy lista: një listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve dhe një listë shumemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me numra duke filluar nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer renditet alfabetikisht sipas mbiemrave të tyre.
Çfarë ka ndodhur?! PS dhe PD kanë kryer një marrëveshje që i lejon që secila parti të mbyllë deputetët.
Nëse në një qark, marrim shembull Tiranën e zdjedhjeve të vitit 2021
36 mandate : 3 = 12
12 deputetë mbyll PS + 12 deputetë mbyll PD = 24 deputetë (nga mazhoranca dhe opozita) + 2 deputetë PL + 1 deputet PSD = 27 deputetë të përcaktuar në lista. Gara bëhet vetëm për 9 deputetë që do të zgjidhen nga populli në Tiranë pasi pjesa tjetër është përcaktuar në lista nga kryetari i partive.
Me këtë sistem, në Shqipëri në këto zgjedhje do të mbyllen 101 deputetë duke u përcaktuar nga kryetari dhe vetëm 39 do të zgjidhen nga votuesit duke kryer një autoritarizëm total në zhvlerësimin e rëndësisë së votës.
Sipas kësaj dakordësie, në disa qarqe për shembull në Gjirokastër nuk do të ketë garë për PD e në Kukës s’ka garë për PS, kjo pasi në zgjedhjet e vitit 2021 dy partitë në këto qarqe morën vetëm një mandat.
Po ashtu në Dibër, s’ka garë për PS pasi të dy deputetët janë të mbyllur.
VENDIME TË TJERA PËR ZGJEDHJET 2025
-Për herë të parë, emigrantët shqiptarë do të mund të votojnë pa qenë të pranishëm fizikisht në Shqipëri.
-Në Kodin e ri Zgjedhor pragu elektoral kombëtar do të jetë 1% që do të thotë se partitë e vogla do të kenë mundësi përfaqësimi. Ato do të mund të fitojnë një mandat vetëm nëse në një qark të caktuar arrijnë të sigurojnë mbi 7,000 vota.
-Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pritet të implementohet votimi elektronik në 5 qarqe.