Emisari gjerman, Sarazin: Shkupi po favorizon korridorin 10 në kurriz të korridorit 8

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2024, 23:42

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, ka dhënë një vërejtje se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka humbur interes për ndërtimin e Korridorit të 8-të dhe po i jep prioritet Korridorit 10. Korridori i 8-të duhet të lidhë portin italian të Barit dhe atë shqiptar të Durrësit me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi ndërsa ajo e Korridorit 10-të lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

MANUEL SARAZIN, EMSAR I GJERMANISË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

“Korridoret e transportit në Evropë janë në kompetencën e Brukselit. Në kapacitetin tim personal, besoj se nuk është në kompetencat e një vendi të vetëm të ndryshojë prioritetet evropiane në politikën e transportit. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar me shumë marrëveshje të ndryshme. Gjatë bisedimeve të mia në Sofje, kuptova se Bullgaria është në mëdyshje, por edhe e shqetësuar nga kjo kërkesë e Shkupit. Ndërtimi i korridorit numër 8 është sigurisht i një rëndësie strategjike.”

Sarazin ka theksuar se shpresat e tyre për angazhimin e ndërrmarrë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk janë justifikuar. Ai tha se Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur këto shpresa, ku ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor I Këshillit të BE-së për t’i ofruar kornizës negociuese Shkupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit