Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se ndihet i rrezikuar dhe se për këtë ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.
Peci është shprehur se kërkesa e tij është refuzuar dhe sipas tij, kjo është bërë për shkak se vjen nga një parti tjetër.
“Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vij nga një parti tjetër”.
Ndryshe, dy vetura që janë në pronësi të Komunës së Zveçanit janë përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.